Thaçi: Kosova dhe Shqipëria duhet t’i hapin tërësisht kufijtë

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon vizitën dhe takimet e tij në Tiranë me liderët e Shqipërisë.

Pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, tani Thaçi është takuar edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Presidenti Thaçi ka publikuar një fotografi me Ramën duke veçuar takimin e tij, siç ka thënë ai ‘pa protokoll, por  bashkë për shqiptarët’.

“Me Edin si çdoherë, pa protokoll, por bashkë për shqiptarët, Kosovën e Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm kur të duan dhe kah të duan!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Vizita e Thaçit në Tiranë vjen pa ndonjë lajmërim zyrtar, kjo është hera e dytë që viziton Shqipërinë në kohë pandemie, vizita e tij e parë ishte javë më parë deri në qytetin shqiptar Kukës.

Me Edin si çdoherë, pa protokoll, por bashkë për shqiptarët, Kosovën e Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria pa vonesa…

Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 5. Juni 2020

Të ngjashme