Thaçi: Kosova s’do të jetë e bllokuar, kam nënshkruar nominimin e Kurtit për kryeministër

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 11:50 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi tha se vendi nuk do të jetë edhe gjatë i bllokuar dhe pa institucione funksionale, raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit para gazetarëve ka thënë se ka nënshkruar nominimin e kreut të VV-së, Albin Kurti me shpresën se gjatë takimit që kishin bashkë ai do ta merrte atë.

Ai këto komente i bëri pas akademisë solemne “Faleminderit Shqipëri” në përkujtim të 21-vjetorit mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar. Do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë”.

“Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm që do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat që kemi. Për hir të korrektësisë, ju i dini ftesat që ia kam dërguar Kurtit për të marrë të drejtën e mandatarit për themelimin e Qeverisë”.

“Takimi në zyrën time ka qenë një takim i vullnetit të mirë, por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar që Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time”.

Sipas ij, do të konsultohen të gjitha mundësitë për formimin e institucioneve, raporton EO.

“Nëse Kurti nuk e pranon dhe nuk është i gatshëm ta marrë vendimin për të qeverisur, atëherë mund ta refuzojë”.



Lexo më shumë:

Të ngjashme