Thaçi: Kosovës nuk i duhet as liria, as pavarësia pa mbështetjen e ShBA-së

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 15:54 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, tha se Kosovës nuk i duhet as liria e as pavarësia pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit pas i ka dorëzuar ekipit negociatro një raport për dialogun me Serbinë, kur foli për kundërshtimin e taksës nga ShBA-ja, tha se marrëdhëniet me këtë shtet janë më të rëndësishme se secili interes momental.

“Vet qëllimi i dialogut dhe negociatave nënkupton se do të jetë shumë dimensional. Ne duhet të fokusohemi se mbi ndonjë veprim duhet të marrim orientim strategjik për Kosovën. Veprim më strategjik se kultivim me ShBA nuk ka. Raportet me ShBA janë më të rëndësishme se sa çdo interes momental”.

“Tash është momentumi që të gjithë të jemi bashkë. Kushdo që i cenon investimet e ShBA në Kosovë natyrisht nuk ka mbështetje qytetarë dhe është devijim. Kosovës as liria e as pavarësia nuk i vyen kur nuk e ka mbështetjen e ShBA. Nuk dua të jetoj në kohën kur ne nuk do të kemi mbështetjen e ShBA-së”.

“Jo gjithmonë duhet të kërkojmë fajin tek tjerët për ngecjet tona, nëse ndokush në Kosovë pret që Serbia të sillet mirë me Kosovën, i kalon kornizat e naivitetit. Serbia është kundërshtare e jona. Kosova nuk duhet të qes pengesa për zhvillimin e dialogut. Ne nuk duhet të lejojmë që Serbia të krijoj avantazh”.

“Serbia meriton më tepër se taksa nga ne, por ne duhet të shikojmë më larg. Ne nuk kemi çka të fiksohemi”, tha ai.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Konferencë pas takimit të presidentit Hashim Thaçi me kryesuesit e Ekipit Negociator

Posted by EkonomiaOnline on Monday, January 21, 2019

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/thaci-liqeni-ujmanit-trepca-veriu-do-te-jene-pjese-e-kosoves/

Të ngjashme