Thaçi: Qëndroj fuqishëm pas nënshkrimit për demarkacionin, marrëveshja është në rregull

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 11:31 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, tha se qëndron fuqishëm pas nënshkrimit për demarkacionin me Malin e Zi, ngas sipas tij marrëveshja është në rregull.

Ai tha se demarkacioni është domosdoshmëri që të shkojë e të votohet në Kuvend, ngase sipas tij kjo është përgjegjësi që e ka marrë Kosova.

Presidenti i pyetur nga Ekonomia Online për qëndrimin e ish-raportuese për Kosovë, Ulrice Luançek, që presidenti nuk duhet të ankohet tek ndërkombëtar ngase vet e ka nënshkruar marrëveshjen, ai tha se i qëndron fuqishëm pas nënshkrimit dhe se faktet nuk ndryshohen ngase ekspertë vendor e ndërkombëtar kanë dëshmuar se marrëveshja është në rregull.

“Unë qëndroj fuqishëm pas atij nënshkrimi (të marrëveshjes) dhe vlerësoj se ka qenë i drejtë. Ka opinione të ndryshme, por faktet nuk ndryshojnë. Kemi vlerësimet e Komisionit shtetëror të Kosovës, ekspertëve ndërkombëtarë, vlerësimeve të NATO-s, SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe nuk e dimë se me kë tjetër të konsultohemi. Kushdo që kërkon ekspertizë akademike, duke tejkaluar ekspertizat e NATO-s, Uashingtonit e Brukselit, besoj se këto janë të dëmshme.

“Nëse duam liberalizimin e vizave, duhet të ratifikohet Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në gusht të vitit 2015. Demarkacioni duhet që të shkoj dhe votohet në Kuvendin e Kosovës nëse ne duam që të kaloj marrëveshja duhet të kaloj. Përgjegjësia e jona është të kalojnë me 2/3 në Kuvend”.

Sipas të parit të shtetit ushtria e asociacioni nuk duhet të lidhen me njëra tjetrën.

“Institucionet e kanë obligim dhe duhet sa më pare të themelohen ky është obligim dhe jo presin ndërkombëtarë dhe jo të themelojnë si rezultate si ndonjë rezultat i Beogradit. Asociacioni është diçka tjetër ushtria diçka tjetër”.

Thaçi: Krijimi i ushtrisë në fazën përfundimtare, ndryshimet kushtetuese simbolike

Presidenti, Hashim Thaçi, tha se krijimi i Forcat e Armatosura është në fazën përfundimtare dhe se ky proces do të bëhen me ndryshimin e Kushtetutës, duke bashkuar në një vend, në Kuvendin e Kosovës, vullnetin politik të të gjitha entiteteve dhe të gjitha komuniteteve të Kosovës.

Më pasi ai tha se e para më shumë se gjysmë viti, në kuadër të përgjegjësive të tij kushtetuese, ka nisur procesin e shndërrimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Ky proces i filluar vite më parë, gradualisht është duke shkuar drejt fazës përfundimtare të vet”.

“Jam i bindur që ky hap final i bërjes së Kosovës me Forca të Armatosura, pas një periudhe të gjatë të zhvillimit të Forcave të Sigurisë, në një partneritet të shkëlqyeshëm me SHBA-në, KFOR-in dhe NATO-n, është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, në interes të gjitha komuniteteve, të sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon. Për më tepër, duhet ta bëjmë të qartë se Forcat e Armatosura të Kosovës nuk paraqesin asnjë lloj kërcënimi ashtu siç nuk paraqet sot asnjë kërcenim FSK-ja”.

Thaçi u shpreh se edhe procesi i transformimit të FSK-së në FAK ka ngjallur shumë debate që shpesh herë janë përcjellë me keqkuptime që ndërlidhen kryesisht me mënyrën sesi duhet të ndodhë ky transformim.

“Disa shtete të NATO-s konsiderojnë se ky proces për shkaqe të njohura duhet të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese, ndërsa disa shtete të tjera konsiderojnë se në rast se kjo nuk arrihet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, atëherë i njëjti proces mund të përfundojë me ndryshime ligjore”.

Sipas presidentit Thaçi disa shtete të NATO konsiderojnë se ky proces duhet të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Ajo çfarë është thelbësore të sqarohen është fakti që krejt ky proces është kushtetues dhe legjitim. Askush nuk mund ta bllokojë këtë proces askush nuk mund ti vë veto dhe nuk mund ta keqkuptoj askush. Krejt kjo është e natyrshme duke marrë në konsideratë rrethanat specifike në Kosovë, rajon, por mbi të gjitha në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se ndryshimet kushtetuese janë simbolike pra vetëm ndërrimi i emrit.

“Ndryshimet kushtetuese për këtë proces janë të domosdoshme vetëm në kuptimin simbolik, pra të ndërrimit të emrit të FSK në FAK. Gjithashtu, nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ne sigurojmë një përfshirje më të gjerë të të gjitha komuniteteve, gjë që do të bënte më të lehtë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO”.

Vetëm pak muaj më parë, sipas presidentit Thaçi, pakkush ka mundur të paramendojë që së bashku me të në Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, do të ulen shqiptarët dhe serbët që ende i vuajnë pasojat e luftës në Kosovë, në kërkim të më të dashurve të tyre që janë ende të pagjetur, duke shtuar se shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës është në interes të të gjithëve edhe në interes te komunitetit serb.

“Jam i bindur që do ta bëjmë ushtrinë do të shohim që ajo ushtri do të shpreh vullnetin e shoqërisë kosovare. Janë 103 përqafueses të komunitetit serbë që punojnë krah për krah për te ndërtuat vendin. Gjeneralët serbë dhe shqiptare do të punojnë bashke jam i vetëdijshëm për shqetësimin e politikaneve serbë. Do të hy edhe vet në procesin e bisedimet me politikane e qytetarë serbë për tu treguar se pse na duhen Forcat e armatosura të Kosovës”.

“Dyert e presidencës së Kosovës janë gjithmonë të hapura për të biseduar për këtë temë qe i preokupon qytetarët serb e shqiptar. Ata kane thënë që nuk na duhet ushtria sepse është KFOR-i këndë pari, por ne e dimë që KFOR-i nuk mund të jete gjithmonë këtu. Edhe sot si FSK ato trajtohen si forca perëndimore dhe si të tilla do jenë gjithmonë duke respektuar diversitetin etnik po ashtu kam dëgjuar që paret që do harxhon më mirë do të ishin të shkojnë për zhvillim ekonomik por në një vend nuk mund të ketë investime nga jashtë pa ofruar siguri, Kosova ka të drejtë dhe ka nevojë për FAK, Kosova nuk po ndërmerret frika më shumë se ato që i kanë shtetet evropiane dhe atlantike”, ka thënë Thaçi.

Presidenti, këto komente i bëri në debatin e hapur me temën “Qëndrimi i komunitetit serb rreth ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë.

Serbët në veri kanë mendime të ndryshme për Ushtrinë e Kosovës

Jovana Radosavljeviq nga OJQ Iniciativë e Re Sociale me seli në veri të Mitrovicës, ka thënë se opinioni i serbeve për këtë temë është i ndryshëm nga ajo çfarë tha kryetari është e ndryshme.

“Ne hulumtimin që kemi bërë si përfundim kemi dal që ky proces të lidhet ne agjendën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu kërkohet që formimi i Ushtrisë të bëhet me ndryshime kushtetuese dhe anashkalimi i saj  do të ishte e papranueshëm”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ekziston një qëndrim se nuk ekziston ndonjë kërcenim i jashtëm apo i brendshëm që të themelohet Ushtria.

Radosavljeviq ka thënë se i Serbe ka qëndrim te qarte se nuk do ta votoje formimi e ushtrisë, madje ky ka qenë njëri nga premtimet kryesor ne fushatën zgjedhore.

Lexo më shumë:

Të ngjashme