Thaçi kthehet në zyrë pas takimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, së shpejti pritet adresimi i tij

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 22:12 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse ishte paraparë që në ora 21:00, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të dalë në konferencë për medie kjo nuk u bë për shkak se takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare zgjati më shumë se sa ishte paraparë.

Vetëm para pak minutash presidenti u kthye nga takimi për në Zyrën e tij.

Pritet që shumë shpejt ai të ju drejtihet qytetarëve. Ky këshill pritet që të  vendosë për masa të reja kundër pandemisë së Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Mbledhja e këtij Këshilli iu  kërkua kryeministrit Albin Kurti, nga presidenti Thaçi.Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga kryeministri Albin Kurti, derisa pjesë përbërëse janë edhe drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë dhe të tjera.

Pjesë e këtij këshilli janë edhe drejtori i AKI-së, drejtori i Policisë së Kosovës dhe ai i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.Sipas Kushtetutës së Kosovës, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri me mbështetje nga Qeveria, përveç gjatë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme.Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës drejtohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, sikur rregullohet me ligj.Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Presidentin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë, përgatit strategjinë e sigurisë për Republikën e Kosovës. Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës ka edhe rol këshillues në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në Republikën e Kosovës.Ky këshill, vetëm gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, ushtron funksione ekzekutive që kufizohen në funksionet që ndërlidhen në veçanti me Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Të ngjashme