Thaçi kujton Arbën Xhaferin në 7-vjetorin e vdekjes

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar intelektualin dhe politikanin, Arbën Xhaferin, i cili u nda nga jeta sot 7 vjet më parë.

Postimi i tij i plotë:

“Në shtatë vjetorin e vdekjes, sot kujtojmë intelektualin dhe politikanin e madh, Arbën Xhaferi. Trashëgimia intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjatë si frymëzim për t’i vazhduar përpjekjet për modernizimin e shoqërisë, përmes vlerave evropiane. Arbën Xhaferi do të mbetet njëri nga idhtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitet evropian të shqiptarëve në tri dekadat e fundit”, shkruan Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme