Thaçi kujton delegatët që në rrethana okupimi aprovuan Kushtetutën e Kosovës

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se para 29 vjetëve delegatët e Kosovës në Kaçanik aprovuan dokumentin më të rëndësishëm politik dhe juridik të asaj kohe, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve shumicë.

Ai ka shtuar se sot me konsideratë kujton të gjithë delegatët që në rrethana të rënda okupimi treguan guxim qytetar dhe artikuluan aspiratën kombëtare dhe politike për liri dhe pavarësi.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Para 29 viteve delegatët e Kosovës në Kaçanik aprovuan dokumentin më të rëndësishëm politik dhe juridik të asaj kohe, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve shumicë. Sot, me konsideratë të lartë kujtojmë të gjithë delegatët që në rrethana të rënda okupimi treguan guxim qytetar dhe artikuluan aspiratën tonë kombëtare dhe politike për liri dhe pavarësi. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme