Thaçi kujton dhe vlerëson delegatët e Kushtetutës së Kaçanikut

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 13:04 | Nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar 28 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut.

“Sot nderojmë dhe kujtojmë të gjithë delegatët e Kosovës që shpallën Kushtetutën e Kaçanikut, 28 vjet më parë. Ky ishte një hap shumë i guximshëm i tyre, i cili erdhi pas deklaratës së pavarësisë më 2 korrik të atij viti”, shkroi Thaçi në Facebook.

Presidenti shtoi se miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut ishte një veprim që dëshmoi vetëdije politike dhe refuzim qytetarë ndaj regjimit ushtarak dhe policor të Serbisë.

“Pavarësisht rrethanave të vështira dhe përkrahjes së munguar asokohe në rrafshin ndërkombëtar, ngjarjet e vitit 1990 i dhanë jehonë edhe më të madhe përpjekjeve popullore për liri dhe pavarësi”, përfundoi Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme