Thaçi kujton Rambujenë: Edhe atëherë dëshmuam se jemi për dialog dhe paqe

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 18:23 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi në 18 vjetorin e Konferencës së Rambujesë, tha se edhe atëherë e kemi dëshmuar se jemi për dialog dhe paqe.

Këto komente presidenti Thaçi i bëri përmes një postimi në Facebook.

“Konferenca e Rambujesë, 18 vjet më parë, ishte konferenca e parë ndërkombëtare me përfaqësim gjithëpërfshirës të Kosovës.

Edhe atëherë dëshmuam se jemi për dialog dhe paqe, duke besuar në vlerat evropiane dhe në përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë:

Konferenca e Rambujesë, 18 vjet më parë, ishte konferenca e parë ndërkombëtare me përfaqësim gjithëpërfshirës të Kosovës.
Edhe atëherë dëshmuam se jemi për dialog dhe paqe, duke besuar në vlerat evropiane dhe në përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë.
Ne iu kemi qëndruar besnikë këtyre vlerave, të cilat i kemi shndërruar në udhërrëfyes për rolin dhe angazhimin e shtetit tonë si anëtar konstruktiv i bashkësisë ndërkombëtare dhe model për ndërtimin e paqes.
Kjo konferencë ishte pikënisje e çlirimit dhe më pas e pavarësimit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme