Thaçi kujton veprimtarët e çështjes kombëtare, vëllezërit Gëvalla e Kadri Zekën

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 09:51 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar veprimtarët e shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën në 36 vjetorin e vrasjes së tyre.

Thaçi thotë se ata ishin intelektualë të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike.

“Edhe pse tashmë kanë kaluar 36 vjet, ajo ditë do të mbetet përgjithmonë e freskët në kujtesën tonë kombëtare e historike. Humbja e tyre ishte një humbje e madhe për të gjithë ne”, tha Presidenti Thaçi.

Të ngjashme