Thaçi: Kur ekipi të jetë në Bruksel, unë jam në Brezovicë

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 13:06 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar edhe një herë se ka mbështetje të plotë për ekipin negociatorë, të cilin e ka quajtura legjitim, pasi për të ka votuar Kuvendi i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit pohon se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të nxjerrë Kosovën fituese.

Ai po ashtu tha se kur ekipi negociator do të shkoj për bisedime në Bruksel, në ato momente ai do të jetë në pushime në Brezovicë.

“Kur ekipi negociator do të shkoj për bisedime në Bruksel, në ato momente do të jem në pushime në Brezovicë”, pohoi Thaçi.

“Mbështes në plotëni të drejtat e shqiptare në luginë në muaj në vijim shpresoj qe do iu bashkëngjiten Kosovës, ne do krijojmë argumente me lehtësuar dialogun dhe me largu perceptonin se Kosova është pengese e dialogut tani është ekipi negociator dhe ky ekip do ta ketë përkrahjen time të plotë, ndërsa edhe dje në takime që kemi pasur edhe sot në takim kemi ritheksuar gjithë pa dallim se Kosova është gati për dialog dhe zotohemi për një marrëveshje finale dhe Kosova do jetë e bekuar për të respektuar letrën e presidentit Trump që marrëveshja finale të jetë e bekuar në lidershipin e presidentit Trump në shtëpinë e Bardhë”, tha Thaçi.

Në një konferencë të fund-vitit për media, kreu i shtetit shtoi se edhe vendet tjera kanë konfirmuar mbështetjen dhe mirëkuptimin për dialog.

“Politika nuk duhet humb kohë në drejtim, Kuvendi ka marr vendimin e vet edhe unë e mbështes këtë vendim Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, reja e zezë mbi Kosovën duhet të largohet gjithë njerëzit e Kosovës që kanë kaluar për drejtësi që kanë luftuar në UÇK kanë dalë të pastër, lufta e UÇK ka qenë e drejtë dhe mesazhi im është që të i përgjigjen të gjithë ftesave që u bëhen nga sistem i drejtësisë”, tha ai.

Ai shprehet i bindur se do të iu përgjigjet nevojave të qytetarëve, si shtet sovran.

“Ne do punojmë shumë si Kosovë duke iu përgjigjur  nevojave të vendit e qytetarëve për cilësi të mirë që në muajt në vijim të ndodh dialogu dhe negociatat Kosovë-Serbi si shtete sovrane mu arrit një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e obligueshme që Kosova të fitoj njohje nga Serbia në një marrëveshje e balancuar”, tha Thaçi.

Thaçi ka përmendur avantazhet që Kosova ka nga dialogu final me Serbinë.

“Fiton njohjen nga Serbia, njohje nga 5 vendet e BE-së, fiton njohjen globale se do jemi pjesë e OKB-së dhe fiton të ardhmen e sigurt për NATO dhe BE”. Ekipi negociator e ka konfirmuar tashmë se çështja e personave të zhdukur do të jetë çështja e parë e cila do të diskutohet”, tha Thaçi.

Kreu i vendit, tha se themelimi i Ushtrisë e fuqizon shtetin e Kosovës dhe në asnjë rrethanë nuk e lëndon apo e zbeh”

Thaçi komentoi ndejën e bërë ditë më parë bashkë me ish-partiakët e tij dhe tha se nuk ka të bëj asgjë politike por janë shokët e tij dhe bashkëthemeluesit e UÇK-së prandaj nuk e sheh diçka si të pazakontë.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme