Thaçi: Kurti përgjegjës për vdekjen e Deharit, familjarët e Haxhiut me laborator droge

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 22:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vazhduar me akuza të rënda ndaj drejtuesve të Vetëvendosjes..

Ai në emisionin “Debat Plus”, tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë shkelje të mëdha, duke ngritur dyshime edhe për keqpërdorime të mëdha të buxhetit.

Akuzat më të rënda i kishte ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas tij, familjarëve të Haxhiut i është gjetur një laborator për përpunimin e drogës.

Ai ka theksuar se kryeministri në detyrë është përgjegjës për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani.

Thaçi ka akuzuar rëndë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti edhe për çështjen e Astrit Deharit.

Ai tha se vdekja e Astrit Deharit u hesht me ardhjen e Kurtit në pushtet.

Madje, ai ngriti akuza duke thënë se vdeken e Astrit Deharit e ka çuar mentaliteti i Albin Kurtit.

Të ngjashme