Thaçi-Kurtit: Pse i dërgon aktivistët në Turqi për trajnime, kush janë njerëzit nga Irani që të financojnë

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 13:45 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi i është përgjigjur akuzave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq nuk mund të jetë bërë pa dijeninë e Thaçit.

Thaçi i është përgjigjur Kurtit me akuza, duke thënë se ai duhet të pyetet për ekipet e VV-së që i dërgon në Stamboll për trajnime të rregullta, raporton Ekonomia Online.

“Secili në Kosovë të pyet Kurtin për ekipet e VV-së që i dërgon në Stamboll për trajnime, të rregullta, mujore”.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kurti duhet të pyetet se kush janë personat që ia financojnë partinë dhe cila është agjenda e tyre.

“Le të ju tregoj kush janë ata individë nga Irani që ia financojnë partinë dhe cila është agjenda e tyre, përgjigjen ata e dinë, e dinë që edhe unë e di. Nëse nuk mundet as ai të përgjigjet, le të pyet Glaukun ose familjarët e tij”.

Thaçi ka shtuar se Kurti duhet të jap përgjigje për lidhjet që ka krijuar me njerëz të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Gjithashtu lideri i Vetëvendosjes duhet të përgjigjet për lidhjet që ka krijuar me njerëzit e Putinit që i kanë instaluar në Ballkanin Perëndimor, dhe takohet nganjëherë me ta”.

Thaçi, tha se njerëzit rreth Kurtit janë ideatorë të krijimit të organizatës terroriste “Syri i Popullit”.

Thaçi ka komentuar edhe akuzat e fundit që ndodhën mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Haradinaj e ka quajtur Selimin “rrenc”, dhe i kishte thënë se ai kishte shpëtuar në luftë mirë pa asnjë ditë burg, e debati i tyre në Kuvend kishte zgjatur mjaft me akuza ndaj njëri tjetrit.

Sot, Thaçi, duke u ndërlidhur me këtë, tha se Ramush Haradinaj “e paska kursyer Rexhep Selimin”.

Të ngjashme