Thaçi, LDK-ja dhe VV-ja s’marrin pjesë në takimin koordinues për dialogun

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 11:15 | Nga Besjana Bajrami

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbledhur në një takim të përbashkët kryeministrin, dhe ekipin negociator, për t’u koordinuar për procesin e dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Por ftesës së Veselit nuk i janë përgjigjur presidenti Hashim Thaçi si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të pa përfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV.

Ky takim i kryeparlamentarit Veseli ishte paralajmëruar nga takimi i parë koordinues që e ka ftuar me ekipin negociator në fund të muajit dhjetor.

Ditë më parë delegacioni shtetërorë i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj janë takuar në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme