Thaçi: Liqeni i Ujmanit, pasuri e çmuar e shtetit të Kosovës

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka paraqitur përmes një videoja bukuritë e natyrore të Kosovës, gjegjësisht Liqenin e Ujmanit.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Liqeni i Ujmanit është perlë dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës.

“Perlë me bukuri natyrore dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës”, shkruan Thaçi.Lexo po ashtu:Ujmani nuk duhet të jetë në tavolinën e negociatave në Bruksel, është i Kosovës  (Video)

Ndryshe, Thaçi në shtator të 2018-së kishte vizituar Liqenin e Ujmanit.

Kjo vizitë kishte nxitur reagime të shumta në Serbi. 

Liqeni i Ujmanit 🇽🇰Perlë me bukuri natyrore dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës. HTH#Ujmani #Baresha

Gepostet von Hashim Thaçi am Sonntag, 16. August 2020

Të ngjashme