Thaçi: Majlinda shënoi ipon për politikën e jashtme të Kosovës

Prishtinë | 07 Gus 2016 | 22:38 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka përcjell nga afër përballjen e xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi, është shprehur krenar dhe përplot emocione për suksesin e saj.

“Flamurin e Kosovës, para miliona shikuesve anekënd botës e flakëroi në ari. Si askush tjetër, Majlinda personifikon historinë e re të sportit dhe suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Ne erdhëm si fitues në Rio dhe po kthehemi sërish fitues në Kosovë”, ka shkruar Thaçi, në faqen e tij në Facebook.

“Me këtë fitore, Majlinda shënoi ipon për politikën e jashtme të Kosovës. Urime të gjithëve!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme