Thaçi: Mali i Zi partner strategjik i Kosovës në rrugëtimin euroatlantik

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 10:30 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Zhvillim të Malazezve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Thaçi, tha se kjo qendër do të ndihmojë zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë Kosovë-Mali i Zi.

”Sot është një ditë e veçantë edhe për Kosovën edhe për Malin e Zi edhe për qytetarët malazezë në Kosovës”.

“Është një ditë e veçantë sepse po hapet shtëpia e progresit, jam i bindur i mirëkuptimit, e thellimit të miqësisë së përjetshme që kemi pasur gjithmonë Kosovë dhe Mal i Zi, popujt tanë duke jetuar në paqe në mirëkuptim”.

“E besoj në kapitullin e ardhshëm të zhvillimit nën ombrellën euroatlantike”.

Ai ka thënë se Kosova do të mbetet gjithnjë partner strategjik i Malit të Zi në forcimin e fqinjësisë së mirë dhe në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik.

”Dushko Markoviq të jeni të sigurt që Kosova do të vazhdojë të mbetet partneri më strategjik i Malit të Zi në forcimin e fqinjësisë sonë në rrugëtimin tonë të përbashkët që të jemi pjesë e familjes euroatlantike edhe në NATO edhe në Bashkim Evropian”.

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Zhvillim të Malazezve të Kosovës

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 29. Mai 2019

Të ngjashme