Thaçi: Marrëveshja e Ohrit, garantuesi më i madh i stabilitetit të Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar për marrëveshjen e Ohrit të nënshkruar 18 vjet më parë.

Ai ka shkruar se kjo marrëveshje ishte garantuesi më i madh i stabilitetit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Kosova do të jetë partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe faktor në ruajtjen e paqes në rajon.

“Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar 18 vjet më parë, ishte pikënisje e jetësimit të aspiratave të shqiptarëve për trajtimin të barabartë dhe dinjitoz në Maqedoninë e Veriut. Ndonëse implementimi i kësaj marrëveshjeje mori shumë kohë, ajo sot është garantuesi më i madh i stabilitetit në Maqedoninë e Veriut. Republika e Kosovës gjithmonë do të jetë partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe faktor në ruajtjen e paqes në rajon”, shkruan Thaçi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme