Thaçi: Masakrat dhe dhunimet nuk u ndëshkuan nga EULEX-i e as UNMIK-u, qytetarët duan pajtim dhe të vërtetën

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë diskutimit në dialogun publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”, deklaroi se qytetarët duan pajtim dhe të vërtetën për të ndërtuar të ardhmen, raporton Ekonomia Online.

Derisa njoftoj se ekipi i komisionit është i depolitizuar falë ShBA-së dhe Zvicrës.

“Pajtimi nuk ndodh nga lartë e poshtë, por është i ndërlikuar nga qytetarët e deri të niveli i lartë për arritjen paqësore. Njerëzit duan të ketë pajtim dhe të vërtetën. Për një të ardhme, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie. Duhet të ndodhë depolitizimi i ekipit gjë e cila ka ndodhur falë ShBA-së dhe Zvicrës. Do të përballeni me të vërtetën, masakrat, dhunimet dhe mosdënimin nga institucionet ndërkombëtare EULEX dhe UNMIK. Askush nuk mund të del kundër të vërtetës dhe pajtimit”, u shpreh Thaçi.

Aktivistja e të drejtave të njeriut nga Beogradi, Nataša Kandiq, potencoi se shoqëria është përballur me politikan jo adekuat e jo të besueshme.

Kandiq njoftoj se asnjë institucion nuk merret me viktimat, përveç fondit humanitar, andaj kërkojë mbështetjen edhe të Komisionit Evropian.

“Jemi bindur që vendet e ish-Jugosllavisë të regjistrojnë të gjitha viktimat. Por procesi i samitit në Londër ka ndodhur që shoqëria civile është e ballafaquar me politikan jo adekuat dhe jo të besueshëm. 13 mijë 500 viktima me emër e mbiemër dhe identiteti i tyre ka të bëjë me krimet e luftës, zhdukja që nuk i takojnë dhunës sepse humbja apo vrasja ka ndodhur pas përfundimit të luftës. Deri më sot ne kemi identitetin e 2 mijë personave që kanë humbur jetën në vitin 1998. Na mbetet të vërtetojmë të dhënat në disa komuna të Kosovës që mos të përsëritet e të kemi dallime në ato qe kemi fakte gjyqësore. Nuk ekziston asnjë institucion as nga Kosova e as Serbia është vetëm fondi humanitar derisa presim përkrahje nga Komisioni Evropian”, shtoi Kandiq.

Anna Myriam Roccatello, nga Qendra Ndërkombëtare për Drejtësinë e Përkthimit, tha se nuk duhet të ketë shumë pritshmëri pasi informata janë pjesë e narracionit.

“Është e vështirë për të mbledhur informatat e duhura, janë pjesë e narracionit që paraqet kjo punë e mbledhjes së të vërtetës. Por kjo ndikon në përfitimin e shtetit qe punojmë. Mos të kemi shumë pritshmëri pasi jemi skeptik për titullin e se vërtetës dhe pajtimit. Por do të arrijmë një proces të së kërkimit të së vërtetës”, u shpreh Roccatello.

Deputetja e VV-së Saranda Bogujevci deklaroi se askush nuk mund të detyrojë për pajtim me Serbinë.

Bogujevci kërkoi nga presidenti Thaçi që të ketë shumë kujdes, pasi presidenti i ShBA-së i ka mohuar masakrat në vend, raporton EO.

“Është gabim nga ana e presidentit për marrëveshjen paqësore që t’i referohemi. Asnjëherë nuk është përmend çështja e krimeve të luftës. Nuk është punuar nga vet ne atëherë pse akuzoni ndërkombëtaret. Pajtimi është proces, është fyese se duhet pajtim i brendshëm. Nuk është e drejtë që dikush të vendos për mu me kënd të pajtohem duke e ditur se tërë familjen ma kanë vrarë derisa sot ende përballem me probleme fizike. Duhet shumë kujdes. Përmendet se ShBA-ja po e ndihmon Kosovën për arritjen e marrëveshjes. Duhet me ditë se presidenti ka mohuar masakrat në Kosovë”, u shpreh Bogujevci.

Bajram Çerkini, nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, potencoi se asnjë familjarë nuk mund të pajtohet pa u zbardhur e vërteta sepse të gjitha kanë plagë, andaj mos i hapni ato plagë.

Çerkini theksoi se pajtimi duhet të ndodhë pas të vërtetës.

“Nuk e di që ka dikush prind e që nuk duan ta dinë për të vërtetën për fëmijën e tij. A mundet të bindet dikush që ka plagë. Pajtimi duhet të jetë i dyti e vërteta e para. Ne si familjarë me një plagë të madhe do të kontribuojmë për të vërtetën. ju kemi borxh të rinjve. pa zbardhjen e të pagjeturve vështirë të përafrohen marrëdhëniet”, tha ai.

Të ngjashme