Thaçi mbërrin në Pallatin Elise, ia shtrëngon dorën Macronit

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi arriti në “Pallatin Elise” (Élysée Palace) ku është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Thaçi po merr pjesë në ceremoninë me rastin e shënimit të 100-vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, raporton RTV21.

Me këtë rast Thaçi ka deklaruar që Parisi është qendër e mikpritjes së liderëve nga tërë bota.

“Pallati Elysee në Paris sot është qendër e mikpritjes së liderëve nga mbarë bota. Shënimi i 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes”, ka shkruar ai.

Mediat nuk kanë të drejtë të qëndrojnë afër kësaj ngjarjeje, por zhvillimin e ceremonisë po e përcjellin vetëm përmes sinjalit të televizionit publik francez TF1, FRANCE 2 dhe agjencisë së lajmeve AP.

Më shumë se 60 krerë shtetëror do të qëndrojnë në Paris për të marrë pjesë në ngjarjet që pritet të kulmojnë me një ngjarje te Varri i Ushtarit të Panjohur.

Të ngjashme