Thaçi: Mbështetjen e ndërkombëtarëve ta ruajmë si sytë e ballit

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 12:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Gllogjan të Deçanit është po mbajtur manifestimi i Epopesë së Dukagjinit, për të shlnuar 21-vjetorin e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tha se Epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë në luftën për liri dhe pavarësi ndërsa ka folur edhe për ndërhyrjen e NATO-s dhe resiztencën e ushtarëve të UÇK-së gjatë kohës së luftës.

“Në këtë ditë që pas fuqizimit të rezistencës në krye me Adem Jasharin dhe bashkëluftarët e tjerë ndodhi edhe ajo që pritej të ndodhte edhe në Gllogjan. Sulmet ishin të pandërprera kundër forcave të Serbisë, epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë në luftën për liri dhe pavarësi. Madhështia i shtohet kësaj date se po këtë ditë më 24 mars 1999 ndërhynë edhe forcat e NATO-s”.

“Epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë historike në luftën për liri, çlirim dhe pavarësi. Por, madhështia dhe vlera më e madhe e kësaj date i shtohet kur kemi parasysh që më 24 mars 1999, filluan bombardimet e NATO-s, dhe kjo aleancë përendimore nuk është lidhur rastësisht por falë rezistencës së ushtarit të Kosovës”.

“Prandaj, sot kujtojmë me respekt Epopenë e Dukagjinit dhe vlerësojmë lartë mbështetjen ndërkombëtare që duhet ta ruajmë si sytë e ballit për anëtarësim në NATO dhe raporte speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi gjatë fjalimit të tij.

Me këtë rast, Presidenti Thaçi, ka ndarë 12 dekorata për bashkëluftëtarët e Gllogjanit si “Hero i Kosovës”.

“Duke vlerësuar rezistencën dhe heroizmin e Dëshmorëve të Lirisë si President i vendit kam vendosur që të ndajë dekorimet “Hero i Kosovës” për 12 luftëtarë të Gllogjanit me urdhrin Hero i Kosovës”.

Të ngjashme