Thaçi: Mbetemi edhe më tutje të izoluar padrejtësisht nga BE-ja

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 08:04 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se, pavarësisht prej vështirësive, nëntë vjet të pavarësimit të Kosovës kanë qenë vite suksesi.

Ai ka vlerësuar se shteti i Kosovës gjatë kësaj periudhe, si në aspektin e brendshëm, po edhe në atë ndërkombëtar, ka avancuar shumë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Thaçi ka thënë se prioritet shtetëror mbetet anëtarësimi në NATO, në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtja e partneritetit special me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka theksuar se Kosova mbetet edhe më tutje e izoluar padrejtësisht nga BE-ja.

Në këtë kontekst, Thaçi ka thënë se Kosovës nuk do t’i njihet e drejta e lëvizjes së lirë, pa u përfunduar demarkacioni me Malin e Zi.

Thaçi i ka ftuar të gjithë të ngrihen mbi interesat individuale e partiake, dhe të jenë në shërbim të interesit të shtetit.

Sipas tij, Kosova ka bërë më tepër se të gjitha vendet e tjera në rajon në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kurse, sa i përket Gjykatës Speciale, Thaçi ka thënë se kjo gjykatë nuk do ta destabilizojë shtetin, por do t’i ndihmojë drejtësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme