Thaçi me fjalë i heq kufijtë me Shqipërinë, i rrënjos me vepra

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Jo më larg se katër muaj më parë, presidenti Hashim Thaçi ka vënë firmën mbi një dekret, nëpërmjet të cilit ka ratifikuar marrëveshjen për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkaq, janë pezulluar të gjitha veprimet që parashihnin një marrëveshje për heqjen e tërësishme të pikëkalimeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kreu i shtetit ka deklaruar të premten diçka krejt tjetër nga veprimi që ka ndërmarrë për rrënjosje të barrierave në kufi.

“Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndan padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka deklaruar presidenti Thaçi. “Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë”.

Kreu i shtetit e ka deklaruar këtë pas kthimit nga Samiti i Brdo-Brijunit, i cili është mbajtur në Tiranë.

Të ngjashme