Thaçi: Me Mustafën unifikuam qëndrimet, gjithmonë janë konstruktivë

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në Twitter pas takimit me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

Thaçi tha se me Mustafën ka pasur një takim të shkëlqyer, duke shkruar se janë pajtuar për qëndrim të unifikuar lidhur me çështjet kryesore kombëtare.

I pari i shtetit tha se është mirënjohës që LDK-ja ka qenë gjithmonë konstruktive në çështjet e rëndësishme për shtetin.

“Takim i shkëlqyer pune me ish-kryeministrin dhe udhëheqësin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Ne u pajtuam të kemi një qëndrim të unifikuar për çështjet kryesore kombëtare. Mirënjohës që Z. Mustafa dhe LDK gjithmonë kanë qenë konstruktiv në çështjet e rëndësishme për ndërtimin e shtetit”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme