Thaçi: Me ShBA-në si partner strategjik, s’ka pengesë që e ndalë rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në ShBA, është takuar me kongresistin Eliot Engel.

Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi thotë se Engeli është një prej politikanëve amerikanë, që me dekada të tëra e ka përkrahur çlirimin, pavarësinë dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës.

“Edhe tani si Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme pandalshëm po jep kontribut tejet të çmuar për ndërkombëtarizimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës gjithandej botës. Sa herë që takohem me kongresistin Engel, së bashku e kujtojmë të kaluarën dhe flasim për të ardhmen. Dhe, me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik”, shkruan Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme