Thaçi me zonjën e tij fotografohen me Trumpin

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 15:09 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën shihet bashkë me bashkëshorten e tij, Lumnijen, si dhe me presidentin amerikan, Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania.

“Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën”.

“Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme