Thaçi merr mbështetje nga përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e shprehjes

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Désir, si dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Thaçi i ka falënderuar përfaqësuesit e OSBE-së për investimet në dy dekadat e fundit në promovimin e lirisë së shprehjes dhe zhvillimin e medieve në Kosovë.

“OSBE-ja ka investuar në shumë programe për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, përmes trajnimeve të gazetarëve dhe promovimin e lirisë së shprehjes”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medieve, Harlem Désir, ka theksuar se kjo organizata do të vazhdojë të mbështes Kosovën në promovimin e lirisë së shprehjes.

Thaçi shtoi se OSBE-ja e ka mbështetur Kosovën në të gjitha fushat dhe institucionet shtetërore janë shumë mirënjohëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme