Thaçi merr mbështetje nga shefi i ri i Bankës Botërore në Kosovë

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 13:49 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim njoftues shefin e ri të Misionit të Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në punën e tij të re.

“Kemi instaluar traditë të bashkëpunimit të mirë në mes të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Bankës Botërore dhe është e mirëseardhur mundësia për të thelluar këtë bashkëpunim”, është shprehur presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, shefi i ri i Misionit të Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, u shpreh i gëzuar me mundësinë që të punojë në Kosovë.

“Jemi duke përgatitur ciklin e ri të asistencës së Bankës Botërore”, ka thënë Mantovanelli, duke konfirmuar se do të vazhdohet përkrahja për shumicën e sektorëve, veçanërisht për bujqësinë, ujërat, shëndetësinë dhe teknologjinë informative.

Presidenti Thaçi e siguroi shefin e ri të Misionit të Bankës Botërore në Kosovë, se do të ketë mbështetjen e Zyrës së Presidentit për realizimin e projekteve të parapara për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme