Thaçi merr mbështetjen e Pentagonit: FSK-ja do të ketë pajisjet më moderne amerikane

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 13:04 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi, tha se gjatë vizitës në ShBA, Pentagoni i ka premtuar armët më moderne dhe më të sofistikuar për ushtrinë e Kosovës.

“Ju do të pajiseni me pajisjet më moderne të një ushtrie bashkëkohore. Dhe ky ishte mesazhi dhe diskutimi im edhe në Pentagon ditë më parë, për forcimin e ushtrisë së Kosovës me pajisjet më moderne që do t’i ketë një ushtri në rajonin tonë”.

“Jemi institucioni që gëzon respektin e gjerë të qytetarëve të Kosovës. Ju jeni si forcë e besueshme në sytë e botës. Jeni ushtri moderne, bashkëkohore, multi-etnike”.

Thaçi në fjalim me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se Familja Jashari dhe të gjithë të rënët për lirinë e vendit, mbeten të nderuar për sakrificën dhe heroizmin e treguar.

Ai tha se heroizmi i familjes Jashari mobilizoi botën shqiptare.

”Sot gjendemi në mesin dhe para ushtrisë së Kosovës në kazermën Adem Jashari për të nderuar Epopenë e UÇK-së. Vet emri i kazermës tuaj, është emri i lirisë dhe Pavarësisë e sovranitetit të Kosovës. Sot institucionet më të larta shtetërore, nderojnë heroizmin dhe sakrificën më të madhe të historisë tonë kombëtare, po ashtu Komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë të rënët në Epopenë e UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars në Prekazin heroik”.

“Heroizmi i Jasharajve mobilizoi botën shqiptare kudo, në Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi, e kudo që ka shqiptarë”, tha Thaçi.

Thaçi tha se gjithashtu ka thënë se Kosova përgjithmonë do të jetë mirënjohëse ndaj partnereve të saj perëndimor si dhe falënderues çdo herë ndaj kontributit të ShBA-së për Pavarësinë e Kosovës.

Kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së ka thënë se duhet ti kujtojmë të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për liri.

Të ngjashme