Thaçi merr pjesë në darkën zyrtare pas përurimit të aeroportit të Stambollit

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 17:32 | Nga Ekonomia Online
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan po qëndron në Turqi në hapjen solemne të aeroportit të Stambollit.
Në disa fotografi të siguruara nga lajmi.net, presidenti i vendit shihet teksa merr pjesë në darkën zyrtare pas përurimit të aeroportit.

Thaçi në këto fotografi shihet teksa diskuton me presidentin turk, Tayip Erdogan.

Aty po merr pjesë edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Kujtojmë se i ftuar në këtë ceremoni është edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Gjatë ditës së sotme, lajmi.net kishte raportuar për fotografinë e krerëve të shteteve të ndryshme në të cilën shiheshin edhe Thaçi e Vuçiq.

Megjithatë, nuk dihet nëse të njëjtit kishin ndonjë takim mes tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme