Thaçi mirëpret vlerësimin e BE-së për zgjedhjet

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 15:10 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mirëpritur vlerësimin e misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Kosovë që siç ka thënë ai ka konfirmuar edhe një herë se zgjedhjet ishin të lira e demokratike dhe përmbushën standardet ndërkombëtare.

“E falënderoj BE-në që i është përgjigjur pozitivisht ftesës sime për të dërguar misionin vëzhgues dhe falënderoj mbi 100 vëzhgues, të kryesuar nga Alojz Peterle, që të dielën vëzhguan zgjedhjet e përgjithshme. Gjithashtu, e mirëpresim raportin që do ta përpilojnë e që do të na shërbejë që të përmirësojmë edhe më zgjedhjet”, ka shkruar kreu I shtetit në llogarinë e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme