Thaçi: Ndalimi i Haradinajt i papranueshëm

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 21:48 | Nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze.

Thaçi ka shkruar në Facebook se është i dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, ndalimi i z. Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë.

“Ne pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi krenarë që kemi luftuar kundër ligjeve diskriminuese e kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërkaq drejtësinë tonë e vërtetoi edhe bota e lirë dhe demokratike kur ndërmori fushatën e bombardimit të caqeve serbe”, ka shkruar shefi i shtetit.

Sipas tij, institucionet e shtetit të Kosovës po punojnë me tërë mekanizmat që kanë në dispozicion, që sa më parë të korrigjohet ky gabim dhe që Haradinaj të lihet i lirë, siç e meriton.

“Ky është edhe një argument tjetër pse Kosova duhet të jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare, që ato të jenë në gjendje të zbulojnë të vërtetën për Kosovën dhe Serbinë, për drejtësinë”, ka shkruar pesidenti Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme