Thaçi ndan dekorata për ushtaret e UÇK-së, vlerëson kontributin e sakrificën e tyre për liri dhe pavarësi

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 10:51 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën intonimin e flamurit për nder të 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë dekorata për ushtaret e UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Presidenti Thaçi ndau dekoratat për gratë dhe vajzat që iu bashkuan UÇK-së dhe i rezistuan gjenocidit serb në Kosovë.

Kontributin e tyre Thaçi e quajti të çmuar e të jashtëzakonshëm për pavarësi e liri.

Me tej, presidenti Thaçi kujtoj komandantin legjendar Adem Jasharin, familjen e tij e gjithë bashkëluftëtarët.

“Sot është një ditë e veçantë për kombin tonë. Shënojmë ditët e epopesë së UÇK-së, kujtojmë luftën heroike,madhështore të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes se tij dhe gjithë bashkëluftëtarëve”.

“Manifestimet që do të vazhdojnë gjatë 3 ditëve të ardhshme, vlerësoj lartë e gjithë qytetarëve, por madheshit dhe fuqitë e rezistencës e ka shtuar dhe e ka hijeshuar me sakrificën e guximin e vet pjesëmarrja e grave e vajzave në UÇK për obligim kombëtar për t’i rezistuar ushtrisë serbe”.

“Ne fituam andaj sot pas 22 viteve dhe 12 viteve të pavarësisë kam vendosur duke respektuar kompetencat kushtetuese të ndaje dekorata për kontributin e juaj të çmuar. Për njerëzit qe dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, por kujtojmë gjithë të rënët për liri”, raporton EO.

“Vlerësojmë lartë kontributin e veteranëve dhe qytetarëve e diasporës për liri e pavarësi. Falënderojmë miqtë tanë e veçanërisht ShBA-në”, tha ai.

Dekoratën si “Urdhër hero i Kosovës” mori Fatnete Ramosaj. Në këtë ceremoni u ndanë edhe dekorata si “Urdhri i Lirisë”, “Urdhri i Pavarësisë”, “Urdhri Shotë Galica”, “Urdhri luftëtari i Lirisë Adem Jashari”.

Të ngjashme