Thaçi ndan edhe një medalje për 10-vjetorin e pavarësisë

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 19:29 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Christoph Heusgen, ishte për një kohë të gjatë këshilltari kryesor i Angela Merkel, dhe ka influencuar politikën e jashtme të Gjermanisë.

Ai edhe si ambasador në OKB, konsiderohet si njeriu më me ndikim i kancelares Merkel.

Presidenti Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar: “Pata kënaqësinë që t’ia ndaj mikut tim dhe të Kosovës, përfaqësuesit të përhershëm të Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen, Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme