Thaçi ndan “Urdhrin e Lirisë” për Wesley Clark

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 10:36 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, është pritur në takim nga presidenti Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim Thaçi e ka falënderuar ish-komandantin, Wesley Clark për kontributin e jashtëzakonshëm që dha ai në lirinë e Kosovës.

“E falënderoj që ka ardhur në mesin e njerëzve që e duan. Kjo vizitë është e veçantë edhe për ne dhe gjeneralin sepse bashkë me ne është edhe familja e tij në festimin e çlirimit të Kosovës, prandaj mirënjohje për punën tuja të jashtëzakonshme. Ne patëm kënaqësi të kishim biseda të shkëlqyera edhe me Clinton dhe Albright. Jemi së bashku për të shkuar përpara në familjen evropiane”, tha Thaçi, raporton EO.

Thaçi tha se populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës  derisa ka dekoruar ish-komandantin Clark me “Urdhrin e Lirisë”.

“Me kompetencat e mia jap “Urdhrin e Lirisë”, tha ai.

Të ngjashme