Thaçi: Ndarja e Kosovës nuk mund të ndodhë pa shkelur mbi trupin tim

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka garantuar se kurrë nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.

Ai ka thënë se ky është një pazar që nuk mund ta bëjë askush.

Shkëmbimi i territoreve, që keni dëgjuar shumë gjatë kësaj vere, kurrë nuk do të ndodhë”.

“Për shkëmbim territoresh kam folur edhe më herët. Në anën tjetër dua të theksoj se shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do të lejojë që të bëjnë Pazar me kauzën kombëtare”.

Thaçi që këto komente i ka bërë në  në Samitin e Dytë të Diasporës shqiptare që po mbahet në Tiranë ka thënë se askush nuk mund ta cenojë territorin e Kosovës.

“Ndarja e Kosovës nuk mund të ndodhë pa shkelur mbi trupin tim  – nuk mund ta cenojë askush 1 mm të territorit të Republikës së Kosovës, askush nuk mund ta cenojë as Trepcën, as Mitrovicën, as Ujmanin dhe asnjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës”.

“Për ndarje të Kosovës dhe ekzagjerime të temave të tilla, ata që flasin sot janë ata që kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviqin, janë ata që i kam dëbuar nga Kosova”.

Presidenti megjithatë ka thënë se është për korrigjim të kufijve duke mbrojtur kështu idenë e tij për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

“Korrigjim të kufijve po, sepse nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim për realizimin e aspiratës së të drejtave legjitime të Preshevës, Medevgjës dhe Bujanocit për bashkëngjitje me Kosovës pa u cenuar territori i Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme