Thaçi: Ndërkombëtarët të rrisin trysninë ndaj Serbisë për të pagjeturit

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 17:08 | Nga

Në ditën kur kanë nisur aktivitetet në kuadër të ‘Javës për Personat e Pagjetur’, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova duhet ta mbyllë këtë kapitull të luftës në mënyrë që shoqëria jonë të mund të ndërtoje të ardhme më të mirë, njofton Klan Kosova.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Thaçi tha më tej se institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin trysninë mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve.

Ky është statusi i plotë:

Kosova, ndonëse dy dekada më parë ishte tërësisht e shkatërruar, më nuk ka shenja lufte, por ka ende plagë të hapura. Dhimbja për më të dashurit tanë të zhdukur në luftë, vazhdon të jetë shumë e madhe. Sot kanë nisur aktivitetet në kuadër të “Javës për Personat e Pagjetur”, për t’i kujtuar dhe ngrehur zërin për fatin e tyre. Kosova duhet ta mbyllë këtë kapitull të luftës, që shoqëria jonë të mund të ndërtojë të ardhme më të mirë. Kurse, institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin trysninë mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve. HTH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme