Thaçi nderon Clintonin me “Urdhrin e Lirisë”

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 16:11 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi, ka ndarë medaljen “Urdhri i Lirisë” për ish-presidentin e ShBA-së, Bill Clinton, raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit i tha Clintonit se nuk ka çmim që mund ta shpërblej kontributin e tij për Kosovën.

Thaçi ka shprehur mirënjohjen më të lartë në emër të Kosovës, ndaj ish-presidentit amerikan.

Ai ka theksuar se pas 20 viteve, Kosova është e pavarur dhe për këtë i është mirënjohëse ShBA-së.

“Për mua është kënaqësi t’iu pres në këtë ditë të veçantë për Kosovën për angazhimet tona të përbashkëta për lirinë e pavarësinë e Kosovës, shpreh mirënjohje”.

“Më të lartë të institucioneve dhe popullit të Kosovës për vendimin e drejtë dhe historik e shumë humanist që keni ndërmarrë në vitin 1999. Si mundësi për tu rikthyer për të filluar nderimin e jetës re, paqes andaj sot pas njëzet vitesh Kosova është e pavarur dhe jam shumë mirënjohës”.

“Mbështetja e juaj dhe ShBA-së ka qenë jetike për lirinë e pavarësinë dhe tash në rrugëtime duhet ve prandaj storia e Kosovës është storie e suksesit, ju jeni hero i Kosovës”.

“Duke u bazuar në kompetencat e mia si president, si mik ndaj çmimin në emër të institucioneve e dhe populli ‘Urdhrin e Lirisë’. Nuk ka çmim që mund ta shpërblej kontributin tuaj”.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoron ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, me Urdhrin e Lirisë

Gepostet von EkonomiaOnline am Dienstag, 11. Juni 2019

LEXONI EDHE:

Të ngjashme