Thaçi në 10-vjetorin e pavarësisë: Vite të ndryshimit në ekonomi, politikë, legjislacion (LIVE)

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 14:56 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie, ka folur për rrugëtimin 10-vjeçar të Kosovës si shtet i pavarur.

Thaçi tha se ka ftuar këtë bashkëbisedim me gazetarë për të folur rreth të arriturave si shtet. Por, sipas tij, ky është edhe një moment i reflektimit për dobësitë që kanë ndodhur dhe mundësitë e përmirësimit të tyre dhe ecjes përpara.

“Këto 10 vite kanë qenë një progres i përgjithshëm i konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm shtetëror, i anëtarësimit të Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare, në vazhdimin e zhvillimit ekonomik rreth 4 për qind”.

Sipas presidentit, këto kanë qenë vite të ndryshimit të Kosovës për të mirë, në ekonomi, politikë, legjislacion. “Kanë qenë vite të thellimit të partneritetit me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n; vite të shtensionimit me Serbinë, arritje të përpjekjeve të përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare”, tha Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme