Thaçi në 21 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi: Të gjitha krimet monstruoze mbi shqiptarët u ekzekutuan nga shteti i Serbisë

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar 21 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vrasja e Yllit, Agronit e Mehmetit ishte vrasje makabre.

“Të gjitha krimet monstruoze mbi popullsinë shqiptare u planifikuan dhe u ekzekutuan nga shteti i Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë:

Edhe pse u bënë 21 vjet nga vrasja makabre e vëllezërve Bytyqi: Yllit, Agronit dhe Mehmetit, nga strukturat e Serbisë, kryesit e këtyre vrasjeve ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë. Serbia jo vetëm që nuk i ka dënuar përgjegjësit e këtij krimi, por ata i ka privilegjuar, duke i vënë në struktura udhëheqëse të shtetit serb. Të gjitha krimet monstruoze mbi popullsinë shqiptare u planifikuan dhe u ekzekutuan nga shteti i Serbisë.

Të ngjashme