Presidenti Thaçi në darkë pune me Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Trumpit

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 20:33 | Nga Kastriot Kokollari

Presidenti Hashim Thaçi po zhvillon një darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell, raporton Ekonomia Online.

Darka ndërmjet të dyve ishte paralajmëruar për në ora 19:30, por që Grenell, është vonuar për më shumë se një orë.

Grenell ndodhet për vizitë në Kosovë, dy ditë pasi që ka ndërmjetësuar në arritjen e një marrëveshje me të cilën parashihet fillimi i operimit të kompanisë ajrore “Lufthansa”, në relacion Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.

Ai të premten do të qëndrojë në Beograd, ku është paralajmëruar një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme