Thaçi në Ditën e Evropës: Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar 70-vjetorin e Bashkimit Evropian.

Ai deklaroi se Kosova ka për synim strategjik orientimin euroatlantik dhe pranimin në BE dhe NATO.

“U bënë 70 vjet që nga koha kur ideja për zhvillim ekonomik mes shteteve themelore të kontinentit të vjetër u bë bazë e forcimit të paqes, prosperitetit dhe vizionit të Bashkimit Evropian”.

“Kosova si shtet i ri dhe sovran falënderon të gjitha shtetet evropiane që dhanë kontribut historik për lirinë dhe pavarësinë tonë. Kosova, pavarësisht sfidave, synim të vetëm strategjik ka orientimin euroatlantik dhe pranimin në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme