Thaçi: Në ditën e pranimit të Kosovës në UEFA kujtojmë Fadil Vokrrin që solli vetëm suksese

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në UEFA para katër vjetësh ka krijuar një krijoi një entuziazëm të papërshkrueshëm, transmeton Klan Kosova.

“Federata e Futbollit të Kosovës, para 4 vjetësh, zyrtarisht u pranua në UEFA”.

“Kjo ishte pikënisje e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm të kombëtares sonë në futboll në garat ndërkombëtare, e cila me talentin, energjinë, vetëbesimin dhe fitoret na magjepsi të gjithëve”.

“Në këtë ditë kujtojmë Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit, strategun dhe njeriun që Kosovës tërë jetën e tij i solli vetëm suksese. Anëtarësimi i jonë në UEFA krijoi një entuziazëm të papërshkrueshëm dhe ishte një kthesë e madhe për futbollin, popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme