Thaçi në Ditën e Sportit e Mjedisit luan shah, kërkon nga BE-ja t’i jap fund diskriminimit të kosovarëve

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 12:00 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) sot ka shënuar 5 qershorin – Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit. Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tha se këto 11 vjet pas pavarësisë, femrat kanë shënuar suksesin më të madh në sport.

“Sot në ditën ndërkombëtare për ambient dhe sport. KOK-u i ka kushtuar pjesëmarrjes së femrave në sport me këtë event këtu. Edhe në këtë ditë inkurajoj të gjitha femrat në Kosovë që të ndjekin shembullin e Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës”.

“Ju duhet të besoni në aftësitë e juaja në mënyrë që të realizoni ëndërrta për potencialet e juaja. Në këto vite të pavarësisë sukseset më të mëdha në sport i kanë arritur femrat e Kosovës. Ky është një inkurajim shtesë që ju të merrni pjesë në jetën sportive”.

Thaçi, shtoi se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë shumë shpejtë që të rinjtë e Kosovës të lëvizin lirshëm dhe të përmbyllet diskriminimi që po bëhet nga BE-ja.

“Le të mbetet kjo ditë e optimizmit dhe shpresës natyrisht duke ndodhë edhe liberalizimi i vizave shumë shpejtë që të rinjtë të lëvizin lirshëm dhe të përmbyllet ky diskriminim”.

Presidentit u KOK-ut, Besim Hasani, kërkoi që femra të jetë e përfshirë në çdo pjesë madje edhe në bordet ekzekutive në 50%.

“Qëllimi i aktivitetit sportiv duhet të bëhet në një mjedis të pastër dhe të hapur prandaj jemi mbledhur sot që këtë ta bëjmë përmes femrës. Femra të jetë e përfshirë në çdo pjesë madje edhe në bordet ekzekutive në 50%”,tha Hasani.

Ndërsa Leonora Morina Bunjaku, zv.ministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit u garantoi femrave sportiste prezentë mbështetjen e dikasterit që ajo i takon.

“MKRS-ja mbështetë fuqishëm të gjitha federata e sportit. Politikat programore kanë për qëllim që të ngrisin sportin tek femrat. Inkurajon gjithë përfshirjen e femrave në sport”.

“Mesazhi jonë për ju është që të ndërtoni ura dhe jo mure sepse përmes urave ne marrim rrugës drejtë integrimit në BE”.

Të ngjashme