Thaçi në Epopenë e UÇK-së fton për bashkim, thotë se edhe miqtë na përkrahin më shumë

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 11:38 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, tha se sakrifica e familjes Jashari ishte kthesë e jashtëzakonshme në historinë e popullit shqiptar, duke shtuar se bota fillojë ta kuptojë drejtë Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Thaçi në ceremoni për nder të “Epopesë së UÇK-së”, organizuar nga FSK-ja, ka shtuar se UÇK-ja u bë projekti më kombëtar në histori, por nuk ka la pa përmendur edhe spastrimin etnik që Serbia ka bërë gjatë luftës në Kosovë.

Nga kazerma “Adem Jasahri”, kreu i shtetit ka ftuar për bashkim të spektrit politik, ngase sipas tij, të bashkuar edhe miqtë na duan më shumë.

“Me nderime më të larta sot kujtojmë sakrificën e pashembull të familjes Jashari. Kjo sakrificë kthesë të jashtëzakonshme, bota fillojë ta kuptojë drejtë Kosovën”.

“UÇK-ja u bë projekti më kombëtar në historinë e kombit, sot dhe gjithmonë nderojmë të gjithë dëshmorët e lirisë dhe sakrificën e të gjithëve që dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Kujtojmë edhe spastrimin etik që iu ndodhi shqiptarëve, kujtojmë mbi 13 mijë civil, rreth 400 masakra rreth 20 mijë gara të dhunuar”.

“Në këtë 21 vjetor për herë të parë po e shënojmë me ushtrinë e Kosovës të njohur edhe ndërkombëtarisht, si forcë edhe multietnike”.

Thaçi ka theksuar se Kosova në të ardhmen e afërt do të bëhet pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian, OKB-së dhe do t’i forcojë raportet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E ardhmja Kosovës është e pandalshme, të bashkuar si popull dhe institucione kemi energji për hapa gjigant, të bashkuar edhe miqtë do të na përkrahin më shumë. Do të forcojmë edhe më shumë miqësinë me ShBA-në”.

Ky aktivitet mbahet nën organizimin e Qeverisë së Kosovës.

Epopeja e UÇK-së mbahet më 5,6 dhe 7 mars për nder të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, në vitin 1998 në Prekaz të Skenderajt.

Lexo më shumë:

Të ngjashme