Thaçi në Londër: Kosova asnjëherë s’i harron miqtë

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 09:35 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe ka takuar figura me peshë në rrugëtimin e Kosovës drejt shtetësisë, si gjeneralin Mike Jackson, baroneshën Catherine Ashton dhe ish ministrin për Europën, Jim Murphy.

Në llogarinë e tij në Facebook ai ka shkruar se këto personalitete kanë peshë në shtegtimin e vendit deri sot, duke nënvizuar se Kosova asnjëherë s’e harron kontributin e miqve të saj.

Postimi i plotë: 

Vizitën time në Londër, e fillova mbrëmë me një darkë së bashku me miqtë e Kosovës, gjeneralin Sir Mike Jackson, baroneshën Catherine Ashton, znj.Cherie Blair dhe ish ministrin për Evropë, Jim Murphy.

Këto personalitete përfaqësojnë periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës: përpjekjen për liri, çlirimin, pavarësinë dhe fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve të saj. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme