Thaçi po merr pjesë në Samitin Bërdo-Brione

Shkup | 27 Pri 2018 | 17:00 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po merr pjesë në takimin e liderëve rajonalë që mbahet në Shkup, në kuadër të procesit të Bërdo-Brione.

Në këtë takim krahas përfaqësuesve të vendeve ballkanike, i pranishëm është edhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

Objektivi kryesor i procesit Bërdo-Brione është mbledhja e të gjithë presidentëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe Sllovenia dhe Kroacia për të forcuar dialogun politik, për të rritur nivelet e besimit dhe për të promovuar zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe rajonale të pazgjidhura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme