Thaçi në takim me QUINT-it, pasi i kërkoi LDK-së mandatarin për Kryeministër

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi sapo ka përfunduar takimin me ambasadorët e shtetit të QUINT’it, raporton Gazeta Express.

Menjëherë pasi LDK doli me emër të kandidatit për kryemnistër, Presidenti Thaci në zyrën e tij i ka pritur ambasadorët e pesë shtetëve të Quintit; Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA’së.

Ndërkaq dje Presidenti Thaci, pasi i ka takuar krerët e partive politike, i ka kërkuar përmes një letre kreut të LDK’së, Isa Mustafa, një emër për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së re.

Këto veprime Presidenti i ndërmori pasi konstatoi se LVV nuk i është përgjigjur kërkesës së tij që si parti fituese, të cojë emrin e kandidatit për kryeministër, pas rrëzimit të Albin Kurtit, me mocion mosbesimi.

Të ngjashme