Thaçi: Në takimin me Mogherinin u rikonfirmua përkushtimi i rajonit për paqe dhe stabilitet

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini mbrëmë ka takuar liderët e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se mbrëmë në darkën që ka shtuar Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, është diskutuar për përkushtimin e shteteve të rajonit për paqe dhe stabilitet, për zhvillimin e integrim në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi ka bërë të ditur se në këtë takim u rikonfirmua se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pro paqes dhe stabilitetit në rajon, përcjell lajmi.net.

Duhet theksuar se gjatë ditës së sotme, Mogherini po ashtu ka zhvilluar një takim me përfaësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku shprehu mbështetjen e saj për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Në takim u shpreh mbështetje për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatë.

Në takim morën pjesë: presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe zyrtarë nga Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina.

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Mbrëmë mora pjesë në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja BE-së, Federica Mogherini, së bashku me liderë të vendeve të tjera të rajon.

Në këtë takim u rikonfirmua edhe një herë përkushtimi i shteteve të rajonit për paqe dhe stabilitet, për zhvillimin e integrim në Bashkimin Evropian. 

Të ngjashme