Thaçi në veri, i shoqëruar nga shefi i AKI-së e ministri i Financave

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 13:30 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në këto momente është duke zhvilluar një vizitë në veri të Kosovës.

Thaçi aktualisht është duke qëndruar në pikën kufitare me Serbinë, në Bërnjak. Pas Bërnjakut, Presidenti do të vizitojë edhe liqenin e Ujmanit.

Ai është i shoqëruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza e shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni.

LEXO Edhe: Në ditën e protestës Thaçi i adresohet qytetarëve nga kazerma “Adem Jashari”

Kjo nuk është hera e parë që Thaçi shkon në pjesën veriore të Kosovës.

Në veri për të ofruar siguri për presidenti janë parë gjashtë automjete të Policisë Speciale të Kosovës, të stacionuara afër fshatit Koshtovë që gjendet afër komunës veriore të Zubin Potokut.

Gjithashtu, siç raportoi kallxo.com, rreth 60 forca të njësive speciale janë të pranishme aty.

Nga ana tjetër mediat serbe raportojnë se njësitet e policisë speciale kanë hyrë në Zubin Potok.

Sipas RTS, e cila raporton bazuar në deklaratat e përfaqësuesve të pushtetit lokal, forcat e njësive speciale të Policisë kanë hyrë në Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit në Zubin Potok.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme